Masakra e Vlorës me 8 viktima ka shndërruar mbrëmjen e djeshme në një tragjedi të vërtetë. Policia ka shoqëruar prindërit e autorit në polici duke u munduar të zbardh sa më shumë dhe të kenë materiale rreth kësaj ngjarjeje.

Por, nga dëshmia paraprake e prindërve të autorit mësohet se nuset e mbetura viktimë shanin djalin e tyre, Ritvanin, autorin e masakrës, Hajdut. kjo me pretendimin se u vidhte pulat, raporton Lexo.al.

kjo dyshohet të jetë pista kryesore e nxehjes së gjakrave, aq sa u krye edhe masakra e djeshme në Selenicë, ku mbetën viktima 8 persona, mes tyre dhe dy fëmijë.

Prindërit mësohet të jenë shprehur gjithashtu se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov.

Një pistë tjetër dyshimi që të bën të mendosh se armë e tipit kallashnikov ta ketë gjetur tek shtëpia e viktimave. /Lexo.al