Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Vjenë (Austri) ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës së sotme ministrat zhvilluan një takim me komisionerin për Negociatat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministri Ahmetaj informoi se gjatë takimit po diskutohet lidhur me investimet, tregtinë, rritjen e aksesit në financë të bizneseve të vogla e të mesme dhe start-up, si dhe zonën ekonomike rajonale REA.

“Procesi i Berlinit vazhdon. Sot në Vjenë, me komisionerin Hahn dhe Ministrat e Ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, për Investimet, Tregtinë, rritjen e aksesit në financë të bizneseve të vegjël të mesëm dhe start-up si dhe zonën ekonomike rajonale REA”, shkruan Ahmetaj.