“Gjatë këtij mandati do të kemi progres me certifikimin e tokave bujqësore”, deklaroi të shtunën, kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorë të Lushnjes.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Edi Rama iu përgjigj shqetësimit të banorëve lidhur me ndarjen e certifikatave për tokat bujqësore.

Ai theksoi se në këtë proces ka shumë vështirësi dhe shumë ngërçe të trashëguara, por është e domosdoshme që ne të ecim përpara me certifikimin bazuar në ligjin 7501 dhe të ndajmë certifikatat e pronës.

“Duhet bashkëpunim i ngushtë me bashkitë që duhet të bëjnë një punë të posaçme në bashkëpunim me hipotekat”, tha Rama.j.j