Amerika nuk ia ka “hapur derën” familjes së Ana Frankut, vajzës hebreje që u bë e njohur në të gjithë botën për ditarin që la pas.

Në atë kohë, SHBA-të ia refuzuan përpjekjet për emigrim familjes Frank, për shkak të politikave shtrënguese të emigracionit dhe pengesave të tjera të luftës.

Ky është përfundimi i një raporti të publikuar sot nga “Anne Frank House” dhe Muzeu Memorial i Holokaustit në SHBA.

“Hebrenjtë që përpiqeshin t’i iknin persekutimit nazist në Europë duhej të kalonin disa procedura emigracioni. Por në atë kohë kishte një vullnet të kufizuar për të pranuar hebrej”, thuhet në raport.

Raporti është publikuar saktësisht 76 vite pasi Oto Frank, e shoqja dhe dy vajzat u detyruan të arratiseshin dhe të fshiheshin në Amsterdam.

Sipas raportit, kërkesa për vizë familjare e Frankëve duhej rishikuar fillimisht për shkak të bombardimit të Konsullatës në Roterdam dhe më pas u refuzua.

Një plan i mëvonshëm i familjes Frank për të hyrë në SHBA nëpërmjet Kubës u anulua për shkak të sulmit në Pearl Harbour dhe pezullimit të transportit ujor transatlantik.

Ana Frank vdiq pas një sëmundjeje në një kamp nazist në vitin 1945, ndërsa luftës po i vinte fundi. Babai i saj, i vetmi i mbijetuar nga familja, e publikoi ditarin e së bijës në vitin 1947. Ai është sot një nga librat më të lexuar në botë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli