Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar identitetet e katër shtetasve rusë të arrestuar nga FBI-ja në Nju Jork me dyshimin e pastrimit të parave dhe mashtrimit.

Zëdhënësja e këtij Departamenti, Nicole Navas Oxman, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS më 6 gusht, se katër persona me kombësi ruse, Kirill Dedusev, Aleksei Livadny, Nikolai Tupikin dhe Stanislav Lisitsky janë arrestuar javën e kaluar.

Shtetësia e të dyshuarit të pestë që është arrestuar javën e kaluar ende nuk është bërë publik.

Në një deklaratë të publikuar më 24 korrik, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur Dedusev, Livadny, Tupikin, dhe Lisitsky në mesin e 25 personave, kryesisht nga ish-republikat sovjektike, të cilët janë akuzuar për mashtrime disa milionëshe dhe pastrim të parave.

Sipas prokurorëve të diskriktit jugor të Nju Jorkut, grupi kriminal është përbërë nga shtatë shtetas rusë, pesë qytearë të Gjeorgjisë, katër persona nga Azerbajxhani, tre nga Kazakistanit, dy nga Letonia, dy shtetas ukrainas, një individ amerikan dhe një qytetar turk.

Ambasada ruse në Uashington ka thënë se ka dijeni për arrestimin e katër shtetasve rusë, duke shtuar se është duke ndjekur këtë rast nga afër.

Në padinë e 24 korrikut, është thënë se të dyshuarit kanë bërë reklama të rreme për të shitur vetura dhe pasi klientët kanë depozituar paradhënien ata janë zhdukur.

Në rast të dënimit, të dyshuarit mund të përballen me 30 vjet burgim për konspiracion dhe me rreth 20 vjet për pastrim parash./REL/