I nxehti ka pushtuar pjesën më të madhe të globit. Edhe në Shqipëri, ku vera u duk sikur nisi e freskët dhe me reshje shiu, termometri ka kapur vlera të larta.

Në një hartë që ka publikuar portali  Jakub Marian Maps, temperatura më e lartë e regjistruar është 43.9 gradë Celsius. Krahasuar me rajonin, Shqipëria dhe Kosova kanë rekordin më të ulët. Temperatura më e lartë në Gadishullin Ballkanik është shënuar në Athinë, Greqi.

Pas Greqisë, Serbia ka shënuar e dyta në rajon temperatura të larta, ku sipas hartës, vlera maksimale është 44.9 gradë Celsius.

Më pas, për rekord më të lartë renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku temperatura më e lartë ka qenë 46.2 gradë Celsius, Maqedonia me një temperaturë 45.7 gradë Celsius, Mali i Zi ka shënuar një temperaturë 44.8 gradë. Ndërsa Kosova regjistron temperaturën e lartë më të ulët në të gjithë rajonin.

Temperaturat më të larta në botë

Temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në botë është 56.7 ° C (134.1 ° F), e cila ndodhi më 10 korrik 1913 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe  kontinentet e tjerë kanë disa vende me të vërtetë të nxehtë: si Tunizia në Afrikë, ku është shënuar temperatura 55.0 ° C, disa vende aziatike si  Izraeli, Irani, Iraku, Kuvajti, Pakistani ku temperaturat më të larta të shënuara janë 53-54 ° C, në Oqeani temperaturat më të larta të regjistruara janë 50.7 ° C, ndërsa në Amerikën e Jugut, temperatura më e lartë është shënuar në Argjentinë, 48.9 ° C.

Në krahasim me vendet e tjera, klima në Europë është shumë më e butë. Temperatura më e lartë në Europë është shënuar në Athinë, Greqi më 10 korrik 1977, ku termometri tregoi 48.0 ° C.

Harta më poshtë tregon temperaturat më të larta të regjistruara zyrtarisht në vendet evropiane (bazohet kryesisht në këtë listë).(monitor)