Publikohet tabela/ Ja çmimet e reja për shitblerjen e apartamenteve në 12 qarqet e vendit

0

Hyjnë në fuqi çmimet e reja fiskale për shitblerjen e apartamenteve për 12 qarqet e vendit dhe 32 zonat kadastrale të Tiranës. Çmimet e reja fiskale do të përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme për rastet e shitjes dhe blerjes së një apartamenti, por edhe për procesin e rivlerësimit.

Gazeta boton edhe një herë të plota çmimet e reja fiskale të krahasuara me çmimet e vitit 2015, për të gjitha qytetet e vendit dhe për zonat kadastrale në Tiranë. Duke iu referuar tabelave zyrtare, çmimet në Tiranë nuk kanë ndryshuar në 23 zona kadastrave. Janë rritur çmimet fiskale në 5 zona kadastrale dhe janë ulur në 4 të tjera. Për procesin e rivlerësimit, afati i të cilit është deri më 28 shkurt, zyrat e Regjistrimit do të përdorin çmimet e reja fiskale, me qëllim llogaritjen e çmimit të shtëpisë sipas vlerës së tregut. Ndërsa për çmimin e mëparshëm, për rastet kur shtëpia është privatizuar pas vitit 1990 do të llogaritet referuar çmimit fiskal të vitit 1996.

Në rastet se shtëpia është blerë, pra ka kontratë shitjeje, çmimi i mëparshëm fiskal llogaritet duke iu referuar çmimeve fiskale, që kanë qenë në fuqi në vitin kur është krijuar pasuria. Në udhëzimin e qeverisë, kostoja mesatare e ndërtimit të banesave ka shënuar ulje modeste, nga 39.587 lekë që ishte në 2015 është 39.281 dhe kjo ka ardhur për shkak të uljes së çmimeve të lëndëve të para. Duke iu referuar tabelave zyrtare, rritja më e madhe e vlerës mesatare të shitblerjeve të apartamenteve në tregun e lirë është për qytetin e Sarandës.

cmimet e shtepive 2

Më parë, çmimi për sipërfaqe shfrytëzimi për këtë qytet ishte 53.300 lekë/m2, ndërsa me udhëzimin e ri bëhet 56.000 lekë/m2 me një rritje prej 2700 lekë/ m2. Ndërsa ulja më madhe e çmimit mesatar për shitblerje është në Kavajë. Më parë çmimi për sipërfaqe shfrytëzimi për Kavajën ishte 56.384 lekë/m2, kurse me udhëzimin e ri bëhet 51.000 lekë/m2, duke zbritur 5.384 lekë/m2. Në tiranë çmimi është për pallatet në Rrugën e Durrësit dhe rrugën “Bardhyl”, me 2 mijë lekë/m2.

Ndërsa zona e “Ali Demit” është bërë më e lirë. Çmimi i shitblerjes në këtë zonë është ulur 300 lekë/ m2. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartamenteve në zonën e “9-katërsheve” prej 500 lekësh/m2.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU