Barcelona mund të përdorë interesin e Tottenhamit në Rafinha për të siguruar nënshkrimin e Christian Eriksen pohon Sport.

Rafinha kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim në Inter, por skuadra e Serie A nuk ka aktivizuar opsionin e tij të blerjes prej 35 milionë eurosh.

Mesfushori nuk është pjesë e planeve të Barçës, kështu që katalanasit mund të përdorin interesin e Spurs te Rafinha dhe ta përfshijë atë si pjesë e një marrëveshjeje për të vendosur Eriksen./e.e