Sot në qytetin e Tiranës disa zona nuk do të kenë energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim se duke nisur nga ora 10:00 e deri në orën 1 të drekës, shumë zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike.

Shkak për ndërprerjen do të jetë një punim që po kryhet në nënstacionin e Kombinatit, për eliminimin e një defekti.

Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit.