Talenti i Francës Kylian Mbappe ka shpërthyer në Rusi. Megjithëse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë konsiderohet një kandidat për tu shpallur lojtari më i mirë i planetit.

Gjatë gjysmëfinales së Botërorit ndaj Belgjikës, ai ka bindur sërish me tempin e tij, teknikën dhe ka kënaqur tifozët me lojën e tij argëtuese, ndër to edhe ai asist me thembër te Giroud.

Ai konsiderohet si talenti më premtues i botës së futbollit, dhe disa e kanë futur në listën e kandidatëve potencialë për të fituar Ballon d’Or.

“Nuk ka gjë që më intereson më pak se Ballon d’Or për momentin. Unë dua Kupën e Botës, dua të shtrihem në krevat me të,” shprehet Mbappe kur pyetet rreth Topit të Artë.

“Gjithçka është e pabesueshme. Një ëndërr. Nuk kam asnjë fjalë. Edhe në ëndrrat e mia më të bukura, nuk e kisha menduar kështu Botërorin.

“Tani mungon vetëm një hap. Do të jap gjithçka në finale. Do të japim jetën në fushën e lojës, për të arritur objektivin.