Gjykata e Vlorës la në burg 23-vjeçarin që terrorizoi pushuesit në një lokal në Dhërmi. Për Emiljano Ninën u caktua masa e sigurisë arrest me burg për prishje të rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbajtje e përdorim të armeve pa leje.

Nina natën e së shtunës së kaluar ka shtënë katër herë me pistoletë në mes të diskos. Ai ndodhej në konflikt me disa të rinj të tjerë për arsye ende të paqarta.

Por krismat e armës shkaktuan kaos dhe panik tek të pranishmit, që po dëfreheshin orëve të natës. Ambientet e brendshme të lokalit u shkatërruan, kurse Nina u kap ditën tjetër në Tiranë.