Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar ne emisionin “Java” në RTSH ka folur në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke thënë se është shumë e vështirë që të kemi një përgjigje pozitive.

Po ashtu Berisha u përgjigj dhe pyetjes nëse do të ishte për një qeveri me bazë të gjerë për të shkuar në Evropë, duke thënë se këtë e vendosin shqiptarët.

Në fund të intervistës ish-kryeministri foli dhe për marrëveshjen që pritet të bëhet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

berisha ne java1

Pjesë nga intervista

Ka shanse Shqipëria që të hap negociatat vitin tjetër?

Për mua shanset janë shumë të vogla. A ka mundësi që Shqipëria ti plotësoj kushtet që janë vendosur që në vitin 2013, unë them me këtë qeveri jo. Unë në çdo hap që kam bërë për integrimin, kam marrë me vete dhe opozitën. Unë kur shkuam në NATO, kam lënë përfaqësuesin e opozitës që të flasë. Më kanë thënë se duhet bërë lëshime për integrimin dhe unë i kam bërë, Por nuk ecet me përjashtim siç i bën Rama. Ky njeri ka vetëm urrejtje për opozitën. Pengesë themelore është lidhja e Ramës me krimin. I kam thënë Ramës që në 2013 që ishte i lidhur me krimin dhe të gjithë të kanë bërë amnisti, por ai sërish nuk i preu lidhjet me krimin.

Ju thoni që shanset që janë shumë të vogla. Por tani ka dalë një tezë për një qeveri me baze të gjerë. Është kjo sipas jush një mundësi reale?

Unë gjykoj se gjithçka do të përcaktohet se çfarë do të thonë qytetarët shqiptar. Këtu ka një gjë, por të marrësh mediat në Shqipëri, nuk ka asnjë emision për 13 kushtet e Këshillit të Evropës.

Mendoni se ka dhe probleme të orientimit gjeostrategjik të Tiranës…

BE dhe NATO janë në një krizë. Itali është problemi më i madh sot në BE që kanë votuar për një qeveri gati anti BE. Kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë nga aspiratat tona. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë të për të mashtruar shqiptarët se janë hapur negociatat.

Si shpjegohet që nga viti 2005 ka një dashuri me presidentit e Turqi?

Unë jam mikpritës, por nuk jam për miqësi shumë të mëdha siç bën Edi Rama sot me Erdoganin.

****

Ju keni bërë një marrëveshje dhe është bërë një hartë, po ashtu dhe Rama po bën një marrëveshje dhe do të ketë një hartë tjetër. Nëse do të ketë një pëllëmbë më shumë në hartën tuaj çfarë do thoni dhe nëse do ketë më pak cili do ishte qëndrimi juaj?

Në mënyrë absolute kjo që po ndodh është një copëtim i trojeve shqiptare. Greqia me në nga 6 milje që është në çdo ligj, duan që të kalojnë në 12 milje. Ju po thoni për atë që nuk mund të ndodh kurrë. Por nëse Greqia bëhet 1 mijë metra me e madhe çfarë pritet të ndodhë.