Qeveria miratoi sot vendimin për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun 4 nga kompania e madhe globale SHELL, një investim prej 42 milionë dollarësh.

Pas mbledhjes së qeverisë së zhvilluar në Durrës, Kryeministri Edi Rama informoi mbi disa vendime të rëndësishme në fushën e energjisë, ndër të cilat edhe këtë vendim që sipas tij, “i hap rrugën një angazhimi shumë më të madh dhe përfshirje të SHELL-it në fushën e hidrokarbureve”.

Kryeministri theksoi po ashtu se “presim në vjeshtë konfirmimin, dhe shpresojmë shumë një konfirmim pozitiv, të zbulimit të madh të një sasie të madhe nafte të lehtë dhe po ashtu edhe gazi në vendin tonë, që do të ishte edhe një perspektivë e jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dekadën e ardhshme”.

Një tjetër vendim i rëndësishëm, sipas tij, “është vendimi mbi masat mbështetëse dhe nxitëse të burimeve të rinovueshme të diellit dhe erës, që i shërben rregullimit të sektorit, me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi dhe i hap rrugën tërheqjes së investitorëve strategjikë në fushën e energjisë së pastër”.j.j