Përmes TAP Shqipëria vendoset në një prej arterieve më të rëndësishme strategjike nga pikëpamja e energjisë sot në Europë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Stacionin e Kompresorëve të gazit, në Fier, një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik.

Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri citoi një shkrim të Financial Times (maj 2016) sipas së cilit: “korridori jugor i gazit është pjesë integrale e përpjekjeve të Bashkimit Europian për të diversifikuar burimet e energjisë dhe garantuar furnizim nga rajone politikisht të qëndrueshme”.

Duke theksuar avantazhet e kalimit të gazsjellësit TAP në territorin shqiptar, Rama theksoi se “avantazhet janë të shumta dhe i kemi konstatuar drejtpërdrejt falë gjithë procesit të realizimit të veprës”.

“Për më tepër akoma, projekti do të vazhdojë të prodhojë përfitime të vazhdueshme”, tha Rama.j.j