Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës në kryeqytetin britanik, Rama ka dhënë një intervistë për IBNA dhe Albanian Free Press.

Rama ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit 2019.

Rama ka thënë se 12 muajt e lëna nga BE do të shërbejnë si një kohë për një proces të rëndësishëm analitik.

“Është një proces i vazhdueshëm. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në nisjen e negociatave. Ne kemi marrë vetëm datën për hapjen e negociatave, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm, por kanë hyrë në një proces të rëndësishëm të fazës analitike, që është faza që fillon pas fillimit të negociatave. Është një zgjidhje pozitive përmes së cilës nuk duhet të qëndrojmë një minutë dhe duhet të përdorim këto 12 muaj për procesin analitik”, ka deklaruar Rama

Rama është pyetur edhe për marrëveshjet me Greqinë dhe takimin me kryeministrin grek

“Besoj se ky takim do të jetë së shpejti.“, është shprehur kryeministri

Rama ka komentuar edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

“Pavarësisht se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë, unë jam besimplotë se ajo do të vijë“, deklaroi Rama.j.j