Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën sot me një lajm nga ekonomia. Një përgjigje për të gjithë kritikët për mënzrën se si po qeveris “Rama 2”

Ai ka publikuar sot raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Mesazhi i Rames 

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë🌹
⭐Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimёsinё e uljes sё risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.


S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.