Përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit vijnë në një kronikë të Rai 3, e cila fokusohet gjithashtu edhe te kthimet e mjekëve specialistë në Shqipëri.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shpërndau videon e kronikës së Rai 3 mbi mjekun shqiptar Altin Veshti, i diplomuar e specializuar me maksimumin e notave në Universitetin e Padovës, ndërsa sot është shef i kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza”.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë), mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetëm ikjet) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë😂)mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetem ikjet😊) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 10. Juli 2018