Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. 

Shefi i qeverisë shqiptare e cilëson si ‘Foton e Ditës’ shtrëngimin e duarve me Presidentin e Amerikës.

Presidenti Trump gjate fjales se tij ne seancen e sotme plenare te samiti ka pergezuar dhe vleresuar nominalisht kryeministrit Rama per fjalen qe ky i fundit ka mbajtur ne darken e mbremshme te liderve te Aleances.

Në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel po diskutohet për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Të pranishëm në takim janë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ndërsa pjesë e Aleancës pritet që të bëhet edhe Maqedonia, pas zgjidhje së cështjes së emrit me Greqinë.