Kryeministri Edi Rama është takuar dje në Londër me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ka postuar në fotot në rrjetin social ku shkruan “Grua e mrekullueshme, lidere e madhe dhe mik i mirë”.

Të pranishëm janë edhe ministri i Brendshëm dhe ai i Jashtëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati.