Kryeministri Rama ka ndare me ndjekesit e tij në Facebook foton që Financial Times ka zgjedhur si foto dite, duke uruar mirëmëngjes.

“Me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Çfare shkruan Financial Times

Një qiell i ndritshëm shihet si mjegull që bie mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore më 5 gusht 2018. Shqipëria po përjeton një nga stinët më të mira turistike ndonjëherë, me turistët jo vetëm që drejtoheshin për plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe për turizmin e aventurës në zonat malore të pacenuar.