Rastet kur përdorimi i vajit të kokosit është rreptësisht i ndaluar

0

Vaj kokosit përdoret për gjithçka e kuron shumë probleme shëndetësore- të paktën kjo është mënyra si po na shitet ky produkt në treg. Një sondazh i kohëve të fundit i Neë York Times zbuloi se ndërsa 72 përqind e popullsisë amerikane mendojnë se vaji i kokosit është i shëndetshme, vetëm 37 përqind e dietologëve bien dakord. Përpara se të blini një kavanoz të dytë me vaj kokosi, veç maskave e trajtimeve me bazë kokosin, duhet të dini mjaft mirë dhe rastet kur përdorimi i tij është i ndaluar.

Nëse jeni duke u përpjekur për të rënë në peshë

Vaji i kokosit është i pasur në kalori dhe nuk është zgjidhja më e shëndetshme ndër të gjitha mundësitë. Një lugë gjelle vaj kokosi ka 17 kalori më shumë krahasuar me vajin e ullirit. Nëse dëshironi të humbni peshë, vajin e kokosit bëni mirë ta nxirrni nga regjimi ushqimor dhe mos ta konsumoni
Në vend të pastës së dhëmbëve.

Për fat të keq, shkenca nuk është dakord që vaji i kokosit të zëvendësojë pastën ! Hulumtimi publikuar në The International Journal of Clinical Pediatric Dentistry zbuloi se pastat e dhëmbëve eleminojnë bakteret ndërkohë vaji i kokosit nuk e bën një gjë të tillë. Ju mund ta përdorni për të zbardhur dhëmbët, por jo për t’i pastruar ata.

Nëse keni ndonjë plagë të hapur

Aplikojeni vajin e kokosit vetëm në lëkurë të thatë pasi në kontakt me prerje, goditje ose plagë të hapura, vaji i kokosit mund të shkaktojë acarim të lëkurës, skuqje dhe kruajtje.

Nuk mund të zëvendësojë kremin kundër diellit

Living shkruan se vaji i kokosit ka disa efekte mbrojtëse kundër rrezeve UV, por disa hulumtime kanë dalë në përfundimin se fuqia SPF e vajit të kokosit është vetëm 8. Kremi mbrojtës duhet të jetë së paku 30 SPF dhe duhet riaplikuar çdo dy orë.

Nëse jeni duke gatuar me nxehtësi të lartë përpiquni të shmangni vajin e kokosit pasi ky i fundit do të digjet në një temperaturë më të ulët në krahasim me vajin e ullirit apo atë të lulediellit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU