Sipas “El Transistor” në “Onda Cero”, Real Madridi ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani ka nevojë për të mbyllur negociatat me Bayern Munich. Ndryshe nga rastet e James Rodrigues, apo Lewandowski, për të cilët bavarezët nuk ishin të gatshëm për të negociuar.

Thiago Alcántara është opsioni, që Real Madridi po mendon për të zëvendësuar Mateo Kovacic, i cili u huazua për një vit te Chelsea.

Lojtari në fjalë ka besimin e plotë të Julen Lopetegui, i cili e kishte atë si titullar fiks në listat e ekipit kombëtar të Spanjës. Spanjolli, i cili është trajnuar në “La Masia”, ka një kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021, por pas pesë sezonesh, atij mund t’i duket e favorshme të përballet me sfida të reja.

Aq më shumë duke pasur dorën e shtrirë të një prej mbështetësve të tij më të mëdhenj në karrierë: Julen Lopetegui.

Shquhet për përdorimin e topit, vizionin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Përveç kësaj, ai do të jepte disa alternativa për Lopeteguin. Kostoja e Thiago Alcantara mund të jetë rreth 50 milionë euro.