Në Kosovë ka arritur reperi i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Action Bronson.

Ai do të marrë pjesë në koncertin e Dua Lipa më 10 gusht në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Në një konferencë për median në Prishtinë ai u shpreh se i pëlqenin sarmat.

Action tha se në çdo prezantim që bënte nuk e fshihte kurrë origjinën shqiptare ndërsa muajin e kaluar ka pasur shumë emocione kur simboli i shqiponjës u bë në Rusi nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

“Ndihem shume mire sepse jam në shtëpi. Kam shumë energji. Do ha fli, bakllava e shishqebap” tha ai duke qeshur sapo mberriti ne aeroport

Festivali do te zgjase tre dite.