Për të festuar ditëlindjen e mitikes Fiat 500, Lapo Elkann ka prezantuar versionin Spiaggina-makina e plazhit, kjo makinë Cabriolet u shfaq për herë të parë në 4 Korrik të vitit 1958, në rrugët e Kaprit.

Vetura ikonë shoqëroi italianët në bumin ekonomik dhe social, u bë makina më e dashur për VIP-at, aktorë, këngëtarë, prezantues dhe biznesmenë, të cilët dashuruan stilin unik. Eleganca e Spiagginës u bë emblemë e një epoke të artë në Itali, madje simbol i së ashtuquajturës Dolce Vita-Jetë e ëmbël.Sot pas 60 vjetësh, Presidenti dhe drejtori krijues i Garage Italia, pinjolli i familjes Agnelli, Lapo Elkann e ka riprodhuar këtë veturë, duke e bërë më bashkëkohore, pa humbur në stil.j.j