Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi sot, se breshka detare e llojit “Caretta Caretta” e gjetur dy javë më parë, më 21 qershor 2018 në Kune Vain, u dërgua pranë AdZM, Vlorë për mjekim ku iu dha ndihma mjekësore nga mjeku veteriner dhe u lëshua në det, por ajo u kthye përsëri në pikën ku u lëshua.

Ekspertët dyshojnë se breshka ka humbur orientimin pasi është e sëmurë. Për këtë arsye janë thërritur mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare, ekspertë veterinerë që nuk gjenden në Shqipëri.

Duke pasur mangësi në veterinerë për shërimin e kafshëve të egra, AKZM i është drejtuar për ndihmë organizatave ndërkombëtare. Breshka e llojit Caretta Caretta ka gjatësi 69 cm, gjerësi 64 cm, peshë 45 kilogramë dhe është femër. Breshka u shenjua nga ekspertët e AdZM-së dhe u lëshua sërish, por është kthyer përsëri.j.j