Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka dhuruar mbrëmjen e së dielës emocione të paharrueshme për shqiptarët, teksa bëri një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”.

Pas koncertit ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shprehur emocionet që i fali publiku shqiptar.

Ajo shkruan me krenari se u ndoq nga 250 mijë bashkatdhetarë.

“Faleminderit 250 000 vetë që më ndoqën këtë mbrëmje. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë gjithmonë me mua. Faleminderit kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sponsorëve. Nuk kam pasur ndonjëherë kohë më të mirë. Pas Tiranës, në Verona”, shkruan Rita Ora.