Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është suprizuar nga fansat e saj në Kroaci.

Ajo dha një performancë të bukur në Festivalin Muzikor në Porec, Rise Up ku mbeti tepër e kënaqur.

Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku publiku kishte marrë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe i mbante të hapur në rresht të parë.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar Rita Ora duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.

Fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, e kanë bërë edhe shqiponjën me duar.