“Unë vetëm kam një gjë për të thënë,” tha ai ndërsa mori podiumin. “F**k Trump”. Ndërsa të pranishmit brohorisnin, ai shtoi: “Nuk është më, poshtë Trump, është f**k Trump!”

Kanali CBS censuroi fjalët e tij, duke lënë shumë të pyesin se çfarë ai do të thoshte, por shikuesit e qartësuan misterin duke ngarkuar një video në Twitter.

Mbrëmja ishte organizuar nga Josh Groban dhe Sara Bareilles në Radio City Music Hall të Nju Jorkut. Çmimi “Tony Awards” i Teatrit Amerikan Wing, organizohet që nga viti 1947, kur ky i fundit krijoi një program çmimesh për të festuar përsosmërinë në teatër.