Kalimi i Ronaldos në kampionatin italian, do të shoqërohet me një serë rekordesh të reja, të cilat sulmuesi portugez do të synojë t’i thyejë një nga një.

Edhe pse ende nuk është prezantuar si lojtar i Juventusit, Ronaldo ka thyer rekordin e tij të parë në Itali. Fanellat me numrin 7, po shiten me një shpejtësi marramendëse dhe sipas medieve italiane, çdo 48 sekonda, shitet një fanellë e Ronaldos.

Përfitimet financiar që merr Juventusi nga shitjet e fanellave, do të jenë të konsiderueshme, ndërkohë që edhe vetëm imazhi dhe sponsorët që mund të marrë falë Ronaldos, do ta bëjnë Juventusin nj ndër skuadrat më të mira sa i përket marketingut.