Shifra e rritjes ekonomike në tre mujorin e parë të këtij viti, dëshmon ecurinë pozitive të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ekonomia u rrit me 4.45%, një shifër kjo pozitive dhe inkurajuese në këtë vit të parë të mandatit qeverisës. Këtë rritje të konfirmuara nga INSTAT, mendohet se do ta stimulojnë më tutje programi agresiv i investimeve publike si dhe programi i investimeve private në turizëm.

Ndërkohë që energjia ka qenë një factor pozitiv e cila tashmë është kthyer nga një problem themelor në një kontribut në ekonomi.