Rrjetet sociale po nxitin dhunën e bandave duke luajtur një rol “domethënës” në metropolin amerikan, mbajtëse e rekorit të përqindjes së kriminalitetit në SHBA, sipas një studimi të publikuar.

Sipas Komisionit për Krimin në Çikago, mes rreth 100 000 anëtarëve të bandave, të shumtë janë ata që provokojnë kundërshtarët e tyre dhe mburren rregullisht në Facebook, Instagram, Twitter dhe rrjete të tjera sociale, një praktikë që degjeneron në beteja në rrugë.

“Të dhënat tona theksojnë se një pjesë domethënëse e dhunës së shkaktuar vjen nga rrjetet sociale”, deklaroi zyrtari i komisionit, Andrew Henning.

Ai e krahasoi fenomenin me atë të grafiteve, të përdorura më parë nga kriminelët për të shpërndarë informacionin mes tyre, por më i ngadaltë se mesazhet elektronike sot.

“Kjo krijon konflikte brutale”, theksoi ai.

Studimi, i hartuar në një libër të trashë me titull “Libri i bandave” (“The Gang Book”), që do të shpërndahet në shkolla dhe në të gjithë qytetin, ofron një pamje të rrallë dhe të detajuar mbi kulturën e bandave të Çikagos.