Kush ka një vajzë të vogël në shtëpi, e di fare mirë se sa dëshirë ka të imitojë nënën e saj, dhe sidomos te pjesa e grimit.

Një rast të ngjashëm na e ka treguar edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila si shumë nëna të tjera, i la në dorë vajzës sendet e make up-it. Jo vetëm kaq, por madje e lejoi Mian që ta praktikonte në fytyrën e saj, dhe madje me anë të një fotoje na tregoi edhe përfundimin.

“Ja ç’ndodh, kur vajza të ndjek me sy çdo veprim, që bën para se të dalësh nga shtëpia”, ka shkruar Rudina mbi foton goxha gazmore që ka ndarë në “Instastory”.