Një shtetas rumun, të cilit iu refuzua e drejta se ishte i gjallë, më në fund ia arriti qëllimit, dy vite pasi ishte shpallur i vdekur nga bashkëshortja, bëhet e ditur nga burime gjyqësore.

Constantin Reliut, 63 vjeç, iu refuzua kjo e drejtë në mars, nga një gjykatë e Vasluit, që nuk pranoi të anulonte certifikatën e tij të vdekjes, megjithëse u paraqit personalisht përpara trupit gjykues.

Gjykata nuk dha detaje në lidhje me arsyet e refuzimit të kërkesës, por sipas medias rumune, ajo ishte përpiluar jashtë afateve.

Duke refuzuar statusin ”i vdekur-i gjallë”, ai hartoi një tjetër kërkesë që në fund u pranua nga gjykata e Barladit, qyteti i tij i lindjes, raporton ata.

Kuzhinierit 60-vjeçar i duhet gjithsesi të presë edhe një muaj përpara se të rinisë jetën e tij.

Çdo person që ka dyshime në lidhje me vërtetësinë e ekzistencës së tij mund të apelojë vendimin e gjykatës brenda një afati 30-ditor.

I larguar për të punuar në Turqi në fillim të viteve ’90, Reliu zbuloi gjatë kthimit në Rumani në muajin janar, se ishte shpallur i vdekur nga familja e tij.

Rikthimi i tij në mesin e personave të vdekur ka qenë mjaft i vështirë për 60-vjeçarin.

Ai ka mundur të mbijetojë vetëm në sajë të mbështetjes së fqinjëve, pasi në mungesë të provës zyrtare se ai rezultonte i gjallë, ai nuk ka mundur as të punësohej dhe as të përfitonte ndihmë sociale.j.j