Kur një komentator afrikan i bën me dije Roberto Martinez se Belgjika i detyrohet shumë marokenëve Chadli dhe Fellaini, që shënuan pikën e kthesës ndaj Japonisë, me golat e përmbysjes së madhe dhe sa Maroku ishte krenar për ta, trajneri ju përgjigj: “Edhe ne jemi shumë krenar për ta. Janë futbollistë fitues.”

Afrika doli shumë shpejt nga Botërori, megjithatë është ende brenda tij, me “të infiltruar” në gjysmëfinale, me djem që e kanë prejardhjen nga ai kontinent.

Por jo të gjithë shohin aspektin pozitiv, me Maradona që tha: “Rreth futbollit ka një mafie që i merr fëmijët afrikanë dhe i natyralizon si europianë. Trafiku i futbollistëve është i tmerrshëm dhe ka arritur nivele të pabesueshme edhe te kombet e mëdha.”

Gjithsesi, Afrika është ende në Rusi dhe ka “kolonizuar” futbollistë nga Franca dhe Belgjika, vende multi-etnike.

Plot 14 futbollistë të Deschamps janë me origjinë nga Afrika dhe 8 futbollistë të Belgjikës vijnë nga “kontinenti i zi”.

Ka nga ana të janë rritur në lagjen Molenbeek të Brukselit si Batshuayi dhe si Mbappe, pjesëtar i një familje me vilë dhe kopsht në Bondy, shumë pranë aeroportit të Parisit, Charles de Gaulle.

Problemet më të mëdha i kanë pasur ata që prindërit kanë luftuar me urinë…

Disa, si Chadli, e kanë pasur të vështirë të zgjedhin të luajnë për një komb tjetër, edhe Mandanda gjithashtu. Ai ka zgjedhur Francën, ndërsa vëllai i tij ka zgjedhur Kongon.

Kompany, që është bërë futbollist i suksesshëm dhe ka mbaruar shkollën e lartë për menaxhim biznesi, thotë se ndihet plotësisht belg dhe plotësisht kongolez.

Pogba ka lindur në Francë është krenar për fanellën e “gjelave”, ndërsa vëllezërit e tij Mathias dhe Florentin luajnë për Guinea.

Futbolli ka plotësuar edhe ambiciet familjare. Babai i Lukaku ëndërronte një gol të Romelu me kros nga Jordan, dëshira ju plotësua disa vite më parë. Jordan ishte pjesë e Euro 2016, i grumbulluar nga Wilmots, por Marinez nuk e mori në Rusi.

Kongo do të ketë 8 futbollistë në këtë gjysmëfinale: Nzonzi, Mandanda e Kimpembe te Franca; Boyata, Kompany, Tielemans, Batshuayi dhe Romelu Lukaku te Belgjika. Pastaj është edhe Matuidi, gjysmë angolez dhe gjysmë kongolezh.

Te Franca ka edhe 3 futbollistë nga Mali (Kanté, Sidibé dhe Dembélé), pa harruar marokenin Rami, algjerianin Fekir, senegalezin Mendy dhe Tolisso nga Togo.

Edhe te Belgjika ka një Dembele, Moussa, nga Mali, ndërsa te Franca nuk duhen harruar dy futbollistët me origjinë nga Kameruni, Mbappe dhe Umtiti.