Rusia

Lojtari kyç

Igor Akinfeev
Eshtë e çuditshme të mendosh se Akinfeev është vetëm 32-vjeç, sepse ai luan me prej dy dekadash dhe mjafton të mendosh se ka fituar “të vjetrën” Kupë UEFA me CSKA Moskë, në vitin 2005. Pavarësisht se ai konsiderohet si lojtari më i talentuar i Rusisë, në pjesëmarrjen e fundit Kupën e Botës, bëri gabime të rënda ndaj Koresë së Jugut dhe Algjerisë që i kushtuar rusëve eliminimin në grupe.

Prezantimi
Vendasit kanë treguar shumë pak në këto shtatë vitet e fundit që kanë mësuar se do të mirëpresin veprimtarinë më të rëndësishme në historinë e tyre. Ndryshe nga stadiumet që janë moderne dhe gati për Kupën e Botës, Rusia do të shkojë në botëror me një ekip që i mungon përvoja dhe cilësia, e vetëdijshme se do të duhet një mrekulli për të shmangur eliminimin e turpshëm që në fazën me grupe.

Leksione nga eliminatoret

Rusia është kualifikuar si vendi organizator dhe të vetme ndeshje zyrtare që ka luajtur kanë qenë ato të Kupës së Konfederatave në vitin e kaluar. Ata nuk arritën të kalojnë fazën me grupe pasi u mposhtën nga Portugalia dhe barazuan me Meksikën. Atje ku krijua përshtypja se ky ekip nuk është në lartësinë e duhur.

Pikat e forta

Kapiteni Igor Akinfeev është një portier i kompletuar dhe ka disa mesfushorë me cilësi si Alan Dzagoev, 21-vjeçari Aleksandr Golovin, Roman Zobnin dhe dy binjakët Miranchuk, Aleksai dhe Anton.

Pikat e dobëta
Në momentin që rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren Sergei Ignashevich u tërhoq nga kombëtarja, bashkë me binjakët Vasili dhe Aleksai Berezutski, Rusia mbeti pa mbrojtës me përvojë. Situata në prapavijë u përkeqësua edhe më tej pas dëmtimeve të Georgi Dzhikiya dhe Viktor Vasin. Faktikisht edhe sulmi do të ketë probleme pas dëmtimit të Aleksandr Kokorin.

Ka më shumë mundësi…

Rusët shpresojnë që Luis Suarez të kafshojë Mohamed Salah gjatë ndeshjes Uruguaj-Egjipt dhe të dy ata të mungojë ndaj Rusisë.

Ka më pak mundësi…

Rusët të fajësojnë veten në rast dështimi.

Çfarë shpresojnë…

Në çdo lloj mënyre të shkojnë të kalojnë fazën me grupe.

Çfarë pritet të ndodhë…

Rusia do të bëhet vetëm vendi i dytë mes atyre që organizojnë botërorin, që nuk kalon fazën me grupe.

Trajneri

STANISLAV CHERCHESOV

Dy trofetë, kupë dhe kampionat, në Poloni me Legia Varshavën, janë trofetë e tij të vetëm si trajner. Ish-portieri u zgjodh pas dështimit të ekipit në Euro 2016.

Formacioni i mundshëm: (5-4-1) Akinfeev, Fernandes, Neustadter, Kutepov, Kudryashov, Kombarov, Glushakov, Zobnin, Golovin, Dzagoev, Smolov

Arabia Saudite

Lojtari kyç

Osama Hawsawi
Qendërmbrojtësi debutoi me kombëtaren pak pas Kupës së Botës 2006 dhe deri tani ka luajtur më shumë se 130 ndeshje me përfaqësuesen. Shumë i fortë në luftën në ajër, por disa i ngadaltë, ai ka meritën për shpirtin e garës dhe për faktin që është lideri i ekipit që nuk ka shumë futbollistë të tillë. Eshtë ai tek i cili hedhin sytë shokët e skuadrës kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Prezantimi
Arabia Saudite u kualifikuar që në shtator, por atmosfera brenda ekipit u prish me dy ndryshime trajnerët në muajin nëntor. Pas largimit të Bert van Marwijk u mor Edgardo Bouza, përpara se ai të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Juan Antonio Pizzi. Më pas, më 21 janar, nëntë futbollistë të kombëtares së Arabisë u huazuan te shtatë ekipe të ndryshme spanjolle, por asnjë prej tyre nuk luajti qoftë edhe një ndeshje në La Liga. Kësisoj pritshmëritë për këtë ekip janë të pakta.

Leksione nga eliminatoret

Si ekipi me renditjes më të dobët në FIFA nga të gjitha skuadrat e kualifikuar, mund të thuhet se Arabia është kualifikuar duke përfituan nga momentin jo i mirë që po kalon futbolli aziatik në përgjithësi.

Pikat e forta

Pa asnjë presion për të sulmuar, sauditët zakonisht janë shfaqur si një ekip që mbyllet në mbrojtje kur kanë përballë kundërshtarë më të fortë se vetja. Faktikisht janë një ekip i fortë fizikisht dhe i përgatitur taktikisht në kohën kur punonte Van Marwijk. Janë të vështirë për t’u mundur, edhe pse i mungon talenti.

Pikat e dobëta
Van Marwijk është larguar nga posti i trajnerit dhe Pizzi nuk ka pasur shumë kohë për të përgatitur ekipin. Për më shumë atij i mungon një golashënues. Kjo skuadër nuk ka asnjë futbollist që të ketë luajtur qoftë edhe një ndeshje me klubet jashtë Arabisë Saudite.

Ka më shumë mundësi…

Të fitojnë ndaj Rusisë në ndeshjen e parë të turneut dhe të jenë entuziast për vazhdimësinë, por do të zbresin me këmbë në tokë kundër Egjiptit dhe Uruguajit.

Ka më pak mundësi…

Pizzi të mbetet trajneri i tyre edhe pas Botërorit. Ai është trajneri i 40-të në 30 vjet.

Çfarë shpresojnë

Fitorja e parë që nga “SHBA ‘94” do të ishte maksimumi. Duan të marrin një rezultat pozitiv në “derbin mysliman” ndaj Egjiptit.

Çfarë pritet të ndodhë…

Fitorja ndaj Rusisë është e mundshme, si suksesi i tyre i vetëm.

Trajneri

JUAN ANTONIO PIZZI

Pasi nuk arriti të kualifikohem me Kilin, Pizzi u largua nga Amerika Latine në nëntor dhe në dhjetor mori drejtimin e Arabisë pas Kupës së Gjirit Persik. Në Botëror do të jenë ndeshjet e para zyrtare për të.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3) Al-Mosailem, Al-Shahrani, Os. Hawsawi, Om. Hawsawi, Al-Harbi, Al-Abed, Al-Jassim, Al-Shehri, Al-Muwallad, Al-Dawsari, Al-Sahlawi