Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini iu përgjigj kritikave për mënyrën e trajtimit të çështjes së anijes së emergjencave ”Aquarius”, që iu drejtua porteve spanjolle dhe jo atyre italiane për zbarkimin e mbi 600 migrantëve.

”Nuk ka asnjë anije italiane mes gjithë atyre anijeve të OJQ-ve, që monitorojnë fluksin e emigrantëve në Mesdhe. Nuk e kuptoj se përse të gjitha duhet të ankorojnë në Itali”, theksoi Salvini në një emision televiziv.

”Kemi kërkuar bashkëpunimin e vendeve të tjera europiane. Kemi theksuar në mënyrë të fortë dhe të sjellshme se Italia nuk mund të jetë fushë refugjatësh në Europë”, shtoi ai.

”Kam telefonuar ministrin francez, gjerman dhe hungarez dhe më dhanë të drejtë. Jam i lumtur sepse tani pas kësaj ‘jo’-je që dhamë, po hapen prespektiva të reja”, deklaroi Salvini.