2 ditë para Botërorit komëbtarja e Iranit duhet të përballet me çështje të cilat nuk kanë shumë lidhje me futbollin, ose më saktë nuk vijnë direkt prej tij.

Vendimi i Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për të rikthyer sanksionet ndaj persëve ka sjellë efekte edhe te kombëtarja e futbollit.

E gjitha ka të bëjë me kompaninë ‘Nike’, e cila prodhon këpucët e futbollistëve. Ajo ka njoftuar se prej vendimit të presidentit Trump nuk mund të bëjë më diçka të tillë.

Reagimi nga Irani ka qenë i menjëhershëm, me presidentin e federatës së futbollit që është shprehur: “Nuk e kuptoj këtë vendim të Nike, pasi të furnizosh nuk është njëso si të shesësh dhe në këtë rast ata nuk po na shesin. Pres ende një sqarim të detajuar se ku preket Nike nga sanksionet.”

Si rrjedhojë Iranit i duhet të nxitojë të lidhë marrëveshje me një kompani tjetër për të siguruar këpucët e futbollistëve. Ndeshjen e parë në Botëror Irani e luan të premten kundër Marokut.