ajmi se këngëtari Justin Bieber shpalli fejesën me partneren e tij Hailey Baldwin, i ka habitur të gjithë. Por sigurisht që personi që u shokua nga lajmi, ishte pikërisht ish e dashura e tij Selena Gomez. Një burim pranë këngëtares, ka rrëfyer për “Hollywod Life” se si e përjetori Selena lajmin.

“Selena ishte totalisht e shokuar dhe e habitur pasi dëgjoi se Justin i kishte propozuar për martesë Hailey-t. Ajo nuk e besonte dot, pasi nuk e mendonte se ata kishin një lidhje serioze me njëri-tjetrin”, u shpreh burimi.

Sipas të njëjtit burim, në mendjen e Selenës ka pasur shumë dilema. Ajo gjithashtu ka menduar se ky veprim i Justin, ishte një mënyrë për ta bërë atë xheloze, apo për ti dërguar ndonjë mesazh.

Justin Bieber dhe Selena Gomez u ribashkuan vitin e kaluar, dhe të gjithë menduan se më në fund dyshja do të niste një jetë të re. Por kundërshtimi i nënës së Selenës, bëri që lidhja të merrte fund pas disa muajsh, dhe Justin nuk humbi kohë për të krijuar një lidhje të re.