Zëvendës kryeministrja Senida Mesi ishte në Shkodër, ku ka marrë pjesë në Komitetin Rajonal të Turizmit.

Gjatë fjalës së saj, Mesi u shpreh se në Shqipëri ka një rritje të numrit të turisteve duke mos anashkaluar edhe disa nga problematikat që ekzistojnë në plazhin e Velipojës dhe që sipas zv.kryeministres duhet t’i mbulojë bashkia Shkodër.

Numri dy i qeverisë përmendi disa prej problematikave kryesisht në plazhin e Velipojës siç janë mungesa e vrojtuesve të plazhit, problemi i zënies së hapësirave publike, mbetjet e pranishme në Velipojë apo edhe siguria ushqimore.

Mesi u shpreh se të gjitha problematikat duhet të kihen parasysh në mënyrë që të kemi një mbarëvajtje të sezonit turistik.

Po ashtu Mesi përmendi edhe tejkalimin e shpejtësisë dhe kontrollet me të shumta qe duhet të bëjë policia në aksin Shkodër-Velipojë.