Fillimi i kësaj jave që përkon bashkë me fillimin e muajit korrik dhe pikun e sezonit veror turistik, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, forcimin e pozitave të Leku kundrejt valutave kryesore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të hënën me 125.84 lekë, ose 0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Dollari këmbehet 108.11 lekë me një rënie të lehtë prej 0.02 lekë. Ndërsa Franga Zvicerane dhe Dollari Australian kanë humbur përkatësisht sot në këmbim me lekun 0.11

Gjatë javës që lamë pas monedha europiane në tregun vendas valutor reflektoi qëndrueshmëri për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg. Por piku i sezonit turistik që shoqërohet me prurje të madhe të valutës në treg, pritet të forcojë pozitat e Lekut dhe të dobësojë valutat.

Ndërhyrjet e BSH që prej fillimit të muajit qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë arritën të stabilizonin euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.

Por ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.11 -0.02
Euro EUR 125.84 -0.09
Poundi Britanik GBP 142.15 0.00
Franga Zvicerane CHF 108.87 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 97.58 -0.16
Dollari Australian AUD 79.60 -0.28
Dollari Kanadez CAD 82.03 +0.27
Korona Suedeze SEK 12.05 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 13.23 -0.04
Korona Daneze DKK 16.89 -0.01
SDR SDR 152.06 +0.15
Ari(OZ 1) XAU 134933.17 -295.29
Argjend(OZ 1) XAG 1722.19 -11.13
Juani Kinez (onshore) CNY 16.24 -0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 16.19 -0.13
Lira Turke TRY 23.37 -0.34.j.j