Në një intervistë për ERTV, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mbi masat e marra për të garantuar një sezon turistik më të sigurt për çdo pushues.

Manastirliu e vuri theksin te qendrat verore dhe ambulancat e vendosura për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ministrja bëri me dije se janë 26 qendra shëndetësore verore të vëna në shërbim të pandërprerë 24 orë në 7 ditë të javës përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat e turizmit malor.

“ Qendrat shëndetësore verore janë hapur tashmë deri në datë 15 shtator”, është shprehur ndër të tjera Manastirliu.
GJithashtu ajo theksoi se 17 autoambulanca janë vendosur në dispozicion të këtyre qendrave.

Të gjithë autoambulancat do të pajisen me mjetet e nevojshme për të mundësuar një shërbim sa më efikas ndaj pacientëve. /G.Gj/Lexo.al/