Real i Madridit më në fund e ka pranuar ofertën e Juventusit për Cristiano Ronaldon, i cili për katër sezonet e ardhshme do të veshë fanellën bardhezi.

Operacioni transferimit të portugezit në Torino përllogaritet afërsisht 400 milion euro, që është më i shtrenjti i të gjithë kohërave në Itali.

Reali do të përfitojë 105 milion euro nga kartoni i tij, ndërsa agjentët kanë pjesën e tyre, e cila mund të jetë rreth 20-30 milion ero apo edhe pak më shumë.

Përsa i përket Ronaldos, ai do të paguhet 30 milion euro neto. Ndërsa paga e tij bruto thuhet se është 60 milion euro (gjysma e rrogës bruto shkon për taksat) që për katër vjet bardhezinjtë do të shpenzojnë 240 milion euro.

Pra, “operacioni Ronaldo” përllogaritet se mund të ketë kushtuar rreth 400 milion euro.