Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 1000 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme duke arritur 0,7 vrasje për 1000 banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.

Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka numër shumë të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi  në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%).

Në BE, në terma absolutë, Gjermania kishte numrin më të lartë nga vrasjet  (441 vdekje)  më 2015 dhe Italia (395) regjistruan vdekjet më të mëdha nga sulmet në vitin 2015. Ata u pasuan nga Franca (340), Rumania (301) dhe Polonia (293).

Numri i lartë i vrasjeve në vlera absolute vjen për shkak të popullsisë së madhe të këtyre vendeve. Vrasjet për 100 banorë në këto vende janë më të ultat në BE.

Vrasjet rezultojnë të jenë të larta për numrin e popullsisë në vendet ballatike.

Me 5,1 vdekje në 100 000 banorë, Letonia ka regjistruar normën më të lartë të vrasjeve në mesin e shteteve anëtare të BE-së në vitin 2015. Dy shtetet e tjera anëtare të Baltikut, Lituania (4.1 vdekje për shkak të vrasjeve) dhe Estonia (3.6) shkalla relativisht e lartë e vdekjeve për shkak të sulmeve.

Në kundërt të shkallës, në vitin 2015, normat më të ulta të vdekjeve për shkak të vrasjeve u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar (0,1) për 100 mijë banorë, Irlandë, Francë dhe Gjermani (të gjitha 0,5).

Në BE-së, norma e vdekjeve nga vrasjet ishte mesatarisht 0.7 për 100 000 banorë në 2015, ndërsa në Shqipëri 1.8.

Në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit u raportuan 25 vrasje gjithsej nga organet e rendit, me rënie në raport me një vit më parë.(monitor)