Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë miratimin e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave, duke u dhënë dhe datë zyrtare Qershorin e vitit 2019.

Situata edhe gjysëm ore para këtij vendimi ishte ende e paqartë dhe po diskutohej shtyrja në kohë e marrjes së vendimit, por duket se vendet e BE kanë arritur të ndryshojnë situatën në favor të dy vendeve.

Vendimi pikë së pari është shumë pozitiv pasi e bën procesin e pakthyeshëm pra nuk nevojitet më procedura e kalimit në Këshill dhe I delegohet vlerësimi Komisionit Evropian, I cili ka e ka rekomanduar ndërkohë hapjen e negociatave.

Komisioni Evropian do të përgatis një raport në pranverë të vitit 2019 dhe do t’ia kaloj Këshillit për miratim në Qershor.

Së dyti Këshilli mbajti të bashkuar fatin e Shqiëprisë me Maqedoninë, duke krijuar një lloj balance gjeopolitike në rajon.

Në Samitin e Luksemburgut ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që negociatat për Shqipërinë të lidhen me përparimet që duhet të bëhen sa I përket reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kusht shtesë, është zbatimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Siç shihet Maqedonia, e cila ka kaluar në një kalvar të fortë ndryshimesh, është e kushtëzuar ende nga normalizmi I raporteve me Greqinë, gjë që mund të dëmtoj në afatgjatë pozitat e kryeminiatrit Zaev.

Së treti vendimi respekton edhe ekulibrat politikë të BE dhe lobimin e faktorëve politik kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, që vjen nga aprtitë e djathta populiste, aleate të opozitës në Shqipëri dhe Maqedoni.

Opozita në Shqipëri e ka pritur me zhgënjim lajmin, pasi priste mos aprovimin e çeljes së negociatave, për të cilën luftoi gjatë dhe k anisur të bëj deklarata qesharake duke e lexuar vendimin siç e ka dëshiruar. Biles në këtë pikë Berisha nuk të lë të zhgënjehesh, pasi bën dh eparahsikimin për 2019.

Por pamvarësisht kësaj procesi është pozitiv, është I pakthyeshëm dhe I përngjan procesit që ka ndjekur Serbia dhe Mali I Zi në këtë rrugëtim.

Aleatët e opozitës shqiptare në Gjermani Holland dhe Francë, duket se janë më të tërhequr nga kundërshtimi dhe kanë votuar miratimin e çeljes së negociatave.

Si përfundim lajmi real është se Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën për çeljen e negociatave, ndërsa Berisha dhe Gruevski, mandatën, që nuk mundën ta bllokonin këtë proces.j.j