Operatori i parë turistik në Skandinavi, “Apollo” ka filluar të zhvillojë fluturime direkte që në maj drejt Shqipërisë.

7 nga 10 Suedezë janë të interesuar të vizitojnë Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si destinacionin më tërheqës të kësaj vere.

Janë këto shifrat e dala nga sondazhi Sifo, komisionuar nga agjencia Apollo në Suedi.

Lajmi bëhet i ditur nga Zv.ministri i jashtëm Etjen Xhafaj përmes një statusi në rrjetin social facebook.

Sipas këtij sondazhi, janë kryesisht grupet e të rinjve, me moshë nga 18 në 44 vjeç dhe familjet me fëmijë që janë më të interesuara në këtë destinacion të ri dhe të paprekur.

Në këto grupe, 8 nga 10 thonë se po planifikojnë të shkojnë për pushime në Shqipëri.

Për më tepër, 10% e atyer që për përdorin udhëtimet me çarter shprehen se janë ndër të partë që interesohen të njohin Shqipërinë.

Statusi i plotë:

“Sipas sondazhit te Sifo, komisionuar nga agjencia Apollo ne Suedi, Shqiperia eshte destinacioni me terheqes i kesaj vere. 7 nga 10 Suedeze jane te interesuar per te na vizituar “per plazhet mesdhetare, malet e thepisura dhe historite emocionuese.”

Kete vit kane nisur edhe fluturimet e drejtperdrejta Stokholm – Tirane per sezonin veror!
#smileAlbania #DiplomaciaEkonomike”

Etjen Xhafaj, zv.ministër i jashtëm për diplomacinë ekonomike