Në kuadër të Projektit rajonal “Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtëritëse Urbane nga Fatkeqësitë në Europën Juglindore (SEE Urban)” u zhvillua Tavolina e Rrumbullakët dhe Trajnimi – “Modeli lokal i Reduktimit të Riskut të Fatkeqësive në Shqipëri, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Emergjencave Civile nëpër Bashki dhe Prefektura.

Projekti “Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtëritëse urbane nga fatkeqësitë në Europën Juglindore (SEE Urban)” synon në mënyrë specifike formalizimin e rrjetit të bashkëpunimit lokal për reduktimin e rrezikut ndaj fatkeqësive urbane, duke replikuar dhe adaptuar modelin kroat të bashkëpunimit të aktorëve lokalë për DRR në secilin nga 7 vendet e rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi.

Projekti synon rritjen e kapaciteteve lokale dhe aksesit në informacion mbi reduktimin e fatkeqësive nga specialistët e emergjencave civile në nivel lokal, forcimin e njohurive për rreziqet urbane dhe rritjen e aftësive për integrimin e tyre në planet e zhvillimit lokal si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik qytetarëve të zonave urbane nëpërmjet përdorimit të mjeteve moderne/mënyrave të komunikimit për të rritur njohuritë e përgjithshme për parandalimin dhe zbutjen e rrezikut të fatkeqësive urbane.