Shqiptarët të pandreqshëm! Emigranti në Itali hedh gruan nga ballkoni!

0

Fenomeni i dhunës në familje dhe i rasteve ekstreme që shkojnë deri në hedhjen e grave nga dritarja, nuk është vetëm në Shqipëri.

Edhe në Itali ka ndodhur një rast i tillë, vetëm se fatkeqësisht protagonistët janë sërish shqiptarë. Në këtë rast, nuk është bashkëshorti i cili ka shtyrë me dorën e tij gruan, por dhuna e ushtruar ndaj shqiptares të re në moshë, i sosi asaj durimin duke e shtyrë drejt këtij akti ekstrem. Gruaja nuk ka menduar për lartësinë, vetëm që të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 16 nëntor në Saluzzo të Italisë, ku gruaja shqiptare jetonte me partnerin e saj dhe dy fëmijët. Ajo është hedhur nga ballkoni i banesës duke u përplasur fillimisht me çatinë e garazhit e më tej duke përfunduar në rrugë. Fatmirësisht gruaja shpëtoi gjallë, por pësoi dëmtime të mëdha duke thyer një nga rruazat e shtyllës kurrizore.

Gruaja shqiptare është viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ana e bashkëshortit të saj. mediat italiane shkruajnë se shqiptarja është evidentuar me plagë të shumta pasi burri i saj i përplaste kokën në mënyrë të përsëritur në derë. Por jo vetëm kaq! E reja ka shpëtuar mirë nga vdekja pasi burri i saj e kishte kërcënuar me thikën në fyt, duke i thënë:  “Do të të pres kokën”.

Arsyeja e sherrit të dhunshëm është ajo që e bën edhe më tragjike historinë. Dhuna ndaj gruas është e pajustifikuar, por në këtë rast arsyeja që ka shtyrë burrin të dhunojë gruan e tij e kapërcen logjikën. “Përse më kërkove t’i coj unë fëmijët në shkollë”. Kaq kishte mjaftuar që burri të dhunonte në mënyrë mizore shqiptaren në sy të fëmijëve.

Ai tashmë është vënë para drejtësisë ky gjykata e ka dënuar me tre vjet e tetë muaj burg. Ai nuk ka pranuar akuzat duke i quajtur të gjitha sajesë të gruas e cila sipas tij, ka kaluar në depresion. Mbi të rëndon edhe një tjetër akuzë: dhunë seksuale ndaj gruas në sy të vajzës. Por për këtë akuzë procesi penal sapo ka filluar.

“Kishte një kontroll shumë të fortë nga ana e burrit, të gjitha paratë që fitoheshin i dorëzoheshin atij, dhe gruaja nuk mund të bisedonte me fqinjët apo edhe të shikonte nga ballkoni”, u shpreh prokurori në seancën gjyqësore të vendimit.

Pak ditë më parë në qytetin e Fierit një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik pasi një burrë hodhi nga dritarja e katit të katërt gruan e tij, ndërsa deri më tani argumenti i tij është se ndihej xheloz!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU