Çdo shtëpi ka ngjyrat, stilin dhe erërat e veta. Nëse doni që banesa të ketë erë të mirë jo vetëm për ju, por edhe për miqtë, është e rëndësishme të vini në jetë disa metoda natyrale që mund të jenë shumë efikase.

1.Frigoriferi-Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël më uthull në brendësi të tij.

2. Ushqimet e skuqura-Për të eliminuar erërat që lënë këto lloj gatimesh në fillim të cdo skuqjeje, ne tigan fusni pak lëng limoni, një fetë mollë dhe një fletë selinoje.

3. Plehrat-Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.

4. Ndryshoni ajri-Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakundshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa kollaj ererat do të zhduken.

5. Parfum-Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.

6. Era e bojës-Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? Atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithin erën e pakëndshme.

7. Mobilje të reja-Nëse sapo keni blerë mobilje po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në një enë me ujë hidhni pak uthull dhe me ane te një pecete i fshini ato.

8. Mobilje të vjetra-Nëse keni mobilje të tilla që ju bezdisin me erën e tyre, atëherë zieni pak qumësht dhe lëreni të ftoheni në brendësi të tyre.

9. Lagështirë-Në raft ka erë lagështire? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.

10. Dollapi i këpucëve-Te kjo zonë shumë kollaj mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje./e.e