1502 – Lindi Ugo Buoncompagno, Papa Gregori XIII (Gregorius) që nga 1572 deri në 1585. Ai reformoi kalendarin Julian (1582), që më vonë është quajtur Gregorian.

1848 – Lindi piktori francez post-impresionist Paul Gauguin, puna e të cilit pati një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ekspresionizmit dhe në formimin e favismit (“Materniteti”, “Kali i Bardhë “, “Dy vajza nga Tahiti”).

1861 – Në qytetin amerikan të Neë Orleans, u krye performanca e parë e striptizmit.

1920 – Lindi politikani francez dhe publicisti Georges Marchais, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Franceze 1972-1994, që me Enrico Berlinguer (CP i Italisë) dhe Santiago Cargillas (PK i Spanjës), u bënë protagonistët e reformave në lëvizjen komuniste në Evropën Perëndimore në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (eurokomunizmi).j.j