1723 – Lindi piktori anglez Joshua Reynolds, një nga portretistët më të mëdhenj në historinë e pikturës, presidenti i parë i Akademisë Mbretërore të Artit (1768) dhe piktor i oborrit që nga viti 1784. Ai bëri rreth 2000 portrete dhe ndikoi fuqimisht në gjeneratat e portreteve angleze.

1867 – Francezi Joseph Monier patentoi në Paris betonin e përforcuar.

1872 – Studiuesi norvegjez Rual Amundsen (Roald) u bë njeriu i parë që arriti në Polin e Jugut (1911). Ai vdiq në qershor 1928 në një aksident avioni, duke u përpjekur për të gjetur një ekspeditë të humbur italiane që shkonte për Polin e Veriut.

1896 – Vdiq shkrimtari francez Edmond Goncourt, me iniciativën e të cilit u ngrit një shoqatë letrare që daton prej vitit 1903 me emrin e vëllezërve Gonkur “Academie des Goncourt”.j.j